Serwer do bllokim i pikekalimeve Kosove-Serbi con ne dhune

Daniel Serwer ekspert per Ballkanin ne Uashington thote se cdo bllokim i pikekalimeve mes Kosoves dhe Serbise con ne dhune dhe nuk eshte ide e pelqyeshme. Zoti Serwer jep leksione ne Qendren e Marredhenieve Nderatlantike prane institutit SAIS.
Si bllokimet e pikakekalimeve nga serbet si ato nga partia e Albin Kurtit nuk jane veprime te mencura. Ato cojne ne dhune. Dhe cdo gje qe con ne dhune ne situaten e tanishme ne Kosove eshte nje ide jo e mire. Mendoj se zoti Kurti dhe njerezit e tij po perpiqen te fitojne perseri vota por ata po e bejne kete duke tejkaluar rregullat e lojes demokratike. Mendoj se atyre u duhet thene te ndalen dhe nese nuk ndalen besoj se administrata ne Prishtine do te marre masat e duhura ligjore per ti dhene fund kesaj. Ky eshte nje gabim i madh per Kosoven. Kosova dhe qendrimi i saj i permbajtur gatishmeria per te diskutuar me Serbine se si duhet menaxhuar kufiri i ka dhene asaj mjaft besueshmeri ne komunitetin nderkombetar. Ajo qe po ben zoti Kurti po e demton kete besueshmeri e kam fjalen natyrisht per besueshmerine e qeverise se Hashim Thacit dhe jo te tijen personale. Por natyrisht ketu flasim per kredibilitetin e vendit dhe Kosova do te humbase nga veprimet e zotit Kurti tha analisti Daniel Serwer.
Zoti Serwer do te shkoje se shpejti ne Serbi per te degjuar mendimet e zyrtareve ne Beograd mbi ceshtje qe lidhen me Kosoven. Ai tha se idete e shprehura nga Presidenti Boris Tadic per sovranitetin e Kosoves jane te paqarta dhe nuk ofrojne ndonje zgjidhje.
Presidenti Tadic ka filluar te flase mbi nje sovranitet te dyfishte per Kosoven. Nuk e di se cfare nenkuptohet me kete dhe sinqerisht nuk di te kete ndonje vend ne bote ku ka dyshime se kush eshte sovrani. Mendoj se sa here qe ka dyshime se ku eshte kufiri apo se kush eshte sovran sidomos ne ceshtje territoresh atehere gjithnje ka konflikte. Shpresoj se nje dite Serbia do te pranoje nje fare qartesie rreth Kosoves dhe kjo ka te beje me pranimin e nje Kosove sovrane dhe te pavarur. Nuk besoj se eshte nevoja qe njohja te jete e dyanshme mjafton qe Kosova te lejohet te njihet ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se qe eshte edhe menyra se si jane njohur shumica e vendeve. Mendoj se grindjet lidhur me veriun nuk jane dinjitoze per Serbine sepse atje kemi te bejme me veprimtari kriminale me nacionaliste ekstreme te cilet sot nuk kane ndonje ndikim real brenda Serbise. Mendoj se ka ardhur koha qe Beogradi tu thote atyre se duhet te pranojne planin Ahtisaari i cili u jep mjaft autonomi si dhe te pranojne kufirin aty ku eshte sot. Te them te drejten Serbia nuk ka ndonje avantazh duke marre nje cope te vogel toke te Kosoves ku nuk ka monumente te rendesishme serbe. Pra Serbia po i ben vetes nje dem te madh pa fituar ndonje gje.