E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali Te pakten 3 te vdekur e 70 te humbur pas mbytjes se anijes Costa Concordia

Zyrtaret italiane thone se ekipet e shpetimit po kerkojne ne anijen e mbytur dhe ne ujrat perreth saj per dhjetera njerezit qe kane humbur mbasi anija ngeci ne cektine ne brigjet e Toskanes.

Polumbaret po perpiqen te gjejne njerez qe mund te kene mbetur brenda anijes se permbytur Costa Concordia. Roja bregdetare po kerkon ne ujrat e brigjeve te ishullit Xhilio ne Toskane.

Tre trupa jane gjetur ne det mbasi anija pati probleme mbreme vetem qindra metra larg brigjeve italiane. Agjencia italiane e lajmeve ANSA citon zyrtare te thone se dy franceze kane vdekur gjate incidentit si dhe nje peruan anetar i stafit te anijes.

Te mbijetuarit kishin veshur jeleket e shpetimit dhe heklikopteret kane evakuar me shume se 4 mije pasagjere dhe personel te anijes ne ishullin e Xhilion dhe Porto Santo Stefanos mengjesin  e sotem.

Roja bregdetare italiane thote se deri tani 70 njerez kane humbur nga incidenti i anijes Costa Concordia.

Helikopteret arriten te shpetojne 5 njerez qe kishin mbetur te bllokuar ne anije mbasi anija nisi te permbysej me shpejtesi e nuk kishin kohe per te veshur jeleket e shpetimit.

Pasagjeret u shpetuan nga nje anije qe kaloi aty prane sapo morri thirrjet e anijes Costa Concordia per ndihme.

Pasagjeret e evakuar u sistemuan neper shkollat hotele dhe kishen e ishullit te vogel te Giglio- nje ishull i njohur per turizem i cili shtrihet 25 km pergjate brigjeve  te Italise se bregut perendimor.

Ngjarja ndodhi ne oren 10.30 te mbremjes se te premtes tre ore mbasi anija nisi udhetimin nga porti i Civitavecchia.  Ajo ishte ne nje udhetim 8 ditor ne brigjet italiane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›