E Enjte, 5 Nëntor 2026

Spanja dhe Kanadaja dominojnë në sllallomin special

Kampionati kombëtar i skive shqiptare, por njëkohësisht dhe SES CUP, ndryshe kampionati i vendeve në zhvillim, ka mbërritur në ditën e tij të dytë. Sërisht garim në sllallomin special. Në këtë garë kanë marrë pjesë 94 meshkuj dhe 58 femra, ndërsa në gjashtë skiator shqiptar në finish, pas dy rrëshqitjeve, kanë mbërritur Erjon Tola i 38-ti dhe Kevin Qerimi i 47-ti. Nuk kanë mundur ta përfundojnë garën Vasil Veriga, Deni Xhepa, Marsel Biçoku dhe Ezio Leoneti.

Dhe në sllallomin special vendi i parë i ka takuar spanjollit Hoakim Salarish me 1’35”37, që ka lënë nga pas fituesin e ditës së parë, francezin Stiven Amiez, si dhe polakun Mihal Jasiçzek.  Ndërkohë për femra Kiara Di Kamilo, si e vetmja përfaqësuese e skive shqiptar, do të renditej e 28-ta. Dhe fituese në ditën e dytë të sllallomit special do të ishte kanadezja Erin Mielzinski me 1’39”20. Në vendin e dytë francezja Marie Lamur dhe në vendin e tretë finlandezja Nela Korpio.

Dita e tretë e SES CUP do të jetë për sllallomin gjigant, ndërsa i gjithë aktiviteti përfundon më 21 dhjetor, tërësisht në transmetin direkt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›