E Diel, 1 Nëntor 2026

Seseri: Ndryshimet në buxhet nuk zbusin krizën

Sipas saj, ministri i Piramidave, përgjegjësi kryesor i mosbalancimit të buxhetit, vazhdon të fshehë të vërtetën me deklarata si te kongreseve të partisë.

Ajo shtoi se shkurtimi i shpenzimeve godet rëndë investimet publike dhe punësimin sepse është bërë në mënyrë joprofesionale. “Shkurtime në buxhet janë bërë pa asnjë analizë të realizimit të investimeve nga Ministritë. është e pafalshme që, në 6-mujorin e parë, Ministria e Bujqësisë realizoi vetëm 6% të investimeve, Ministria e Arsimit vetëm 7% dhe Ministria e Shëndetësisë vetëm 19%. Janë pikërisht këto ministri që u goditën më shumë nga ndryshimet në buxhet. Duke i shkurtuar fondet këtyre sektorëve prioritare, qeveria godet rëndë përsëri fshatin, bën hapa mbrapa në zhvillimin e arsimit dhe përkeqëson shërbimin shëndetësor”, u shpreh Seseri.

Më tej, deputetja e opozitës është shprehur se ndryshimet që ju bënë buxhetit nuk zbusin krizën, por e thellojnë atë. “Ndryshimet që ju bënë buxhetit nuk zbusin krizën, por e thellojnë atë sepse janë ndryshime që nuk shoqërohen me politika që lehtësojnë biznesin, nuk favorizojnë prodhimin, nuk nxisin punësimin, nuk mbështesin familjet e varfra të përballojnë shtrenjtimin e jetesës. Ky buxhet do të ngadalësojë më tej ekonominë dhe do të varfërojë shqiptarët”, vijoi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›