Indonezi, 250 persona të zhdukur nga fundosja e tragetit
Sulaves -Nga trageti që u fundos dje në Indonezi rreth 250 veta rezultojnë të humbur, bënë të ditur sot zyrtarët, ndërkohë që moti i keq i ka penguar operacionet e shpëtimit. Ministri i Transportit, Jusman Syafi Djamal tha në një konferencë shtypi se një hetim paraprak tregonte se anija ishte goditur nga dallgët duke i shkaktuar asaj fundosjen.
Ai tha se 22 të mbijetuar ishin gjetur deri tani, ndërsa 245 të tjerë rezultonin ende të humbur, katastrofa më e fundit e fundosjes së një trageti që goditi vendin. "Ne po zhvillojmë hetime përse kapiteni i tragetit vendosi të niste udhëtimin" , tha ministri duke shtuar se kishte pasur njoftime për mot të keq, por kushte atmosferike në port në momentin e nisjes së udhëtimit ishin të mira.
Trageti po udhëtonte mes Pare-pares, në ishullin e Sulavesit, dhe Samariondas në Kalimantanin Lindor.