Sesion për Shuflajin

Me rastin e 130 vjetorit të lindjes së historianit kroat Milan Shuflaj (Milan Von Sufflay), Instituti i Historisë, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, organizon simpoziumin shkencor Kontributi i Milan Shuflajt në studimet albanologjike.
Ky simpozium organizohet sot (e hënë), duke filluar në ora 9 të mëngjesit në sallën e konferencave në Hotel Grand. Në të pritet të marrin pjesë studiues të njohur, jo vetëm nga Kosova dhe Shqipëria, por edhe nga Kroacia. Në këtë sesion pritet të hedhet dritë mbi njërin prej historianëve më të njohur, që është marrë me studime të historisë, religjionit dhe kulturës shqiptare.
Në sesionin e parë, i cili do të drejtohet nga kryesia e punës, në përbërje të: Akademik Pajazit Nushi, Prof. Dr. Zvonimir Shqepareviq dhe Prof. Dr. Ferit Duka, do të referojnë Prof. Dr. Zvonimir Sheparoviq nga Zagrebi Dr. Shuflaj si viktimë e shovinizmit dhe hegjemonizmit serb dhe Prof. Dr. Pëllumb Xhufi nga Tirana, i cili do të lexojë kumtesën me titull Dr. Milan Shuflaj ose shpëtimi i historisë.
Ndërkaq, në sesionin e dytë, i cili do të drejtohet nga Prof. Dr. Jusuf Bajraktari, Prof. Dr. Pëllumb Xhufi, Prof. Dr. Lulëzim Lajçi, do të lexohen këto kumtesa: Prof. Dr. Selim Daci, (Prishtinë) - Dokumentacioni i Arkivit të Vjenës mbi vrasjen e Milan Shuflajt, Prof. Dr. Ferit Duka, (Tiranë) Këndvështrimi i Mailan Shuflajt për shqiptarët si faktor i historisë mesjetare, Mag. Jur. Darko Sagrak, (Zagreb) Roli i Dr. Milan Shuflajt në lidhshmërinë e historisë kroate dhe shqiptare, Prof. Dr. Muhamet Mala, (Prishtinë) Studimet e Milan Shuflajt mbi historinë, kulturën dhe religjionin, Prof. Dr. Lulëzim Lajçi, (Prishtinë) Korespodenca e Dr. Milan Shuflajt me Mbretërinë Shqiptare, Teuta Shala, (Prishtinë) Qytetet e bregdetit shqiptar në veprat e Milan Shuflajt, si dhe Mr. Bedri Muhadri, (Prishtinë) Dinastia e Balshajve në studimet e Milan Shuflajt.
Kush ishte Milan Shuflaj?
Milan Shuflaj ka lindur në vitin 1879, në Lepoglavë të Kroacisë. Shkollën fillore e mbaron në vendlindje, ndërsa gjimnazin klasik në Zagreb, ku laureohet si nxënësi më i mirë i gjeneratës së tij. Studion shkencat shoqërore në Universitetin e Zagrebit. Doktoron në vitin 1901. Menjëherë pas doktoratës, Shuflaj i futet punës për sistematizimin, mbledhjen dhe përshkrimin e dokumenteve mesjetare nga arkivat e qyteteve bregdetare dalmatinase për Codex Diplomaticus.
Këtu ishin kontaktet e para të studiuesit të ri me lëndën e vëllimshme dhe të pahulumtuar fare, që i takonte Shqipërisë. Në vitin 1902, Shuflaj mbron me sukses provimin për profesor në shkencat ndihmëse të historisë, në Universitetin e Zagrebit. Në vitet 1902-1903 specializohet në Vjenë, në Österreichische Institut für Geschichtsforschung, në fushat e paleografisë latine, diplomacisë, kronologjisë dhe notariatin, te profesorët O. Redlicha dhe A. Dopscha.
Në këtë vit, regjistron te prof. K. Jireçeku Studimet albanologjike në Kolegjin e Vjenës, të cilat nuk ka arritur ti përfundojë. Në vitet 1904-1908, dr. Shuflaj punon si asistent në bibliotekën kombëtare Szeczeny të Budapestit. Këtu thellon njohuritë në fushën e ballkanologjisë dhe sidomos albanologjisë. Vendos kontakte të shumta me intelektualë dhe shkencëtarë me famë botërore, kontakte këto që do ti shfrytëzojë më vonë, gjatë gjithë punës së tij shkencore.
Në Budapest, Shuflaj botoi në revista dhe gazeta të ndryshme një numër të madh punimesh shkencore me vlera të jashtëzakonshme. Në revistën Szazdok boton dy punime për mesjetën kroate, ku me argumente shkencore tregon se dokumentet e Rabit të shekullit XI dhe XII, për Mbretin kroat Zvonimir, ishin falsifikat. Kjo gjë më vonë do ti kushtojë shumë, sepse do të shpallet tradhtar i popullit kroat, dhe studentët e tij do tia bojkotojnë leksionet! Në vitin 1908 emërohet profesor i rregullt për shkencat ndihmëse të historisë në Universitetin e Zagrebit. Së bashku me Talocin dhe Jireçekun, në vitin 1913 dhe 1918, boton në dy vëllime kryeveprën Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia. Në vitin 1918, me kërkesën e tij pensionohet, e pastaj boton pjesën e tretë të Historisë së Shqipërisë, të cilën kishte planifikuar ta shkruante në tetë vëllime, me titull: Die kirchenzustände im vortürkischen Albanien.
Die ortodoxe Durchbruchszone im katolischen Damme, për të vazhduar, pastaj në vitin 1920 me romanin me temë nga mesjeta shqiptare, Konstantin Balsha, të firmosur me pseudonimin Alba Limi. Në dhjetor të vitit 1920, burgoset. Dënohet me tre vjet e gjysmë burg, të cilat i bën në Mitrovicën e Sremit. Në vitin 1925 boton studimin: Srbi i Arbanasi, njihova simbioza u srednjem vijeku. Në vitin 1928 botoi librin me ese: Hrvatska u svijetlu svjetske historije i politike.
Po këtë vit emërohet profesor i rregullt në Universitetin e Budapestit. Për shkak se nuk kishte pasaportë, detyrohet ta refuzojë këtë emërim. Në vitin 1929, Akademia Vjeneze e Shkencave i propozon dr. Shuflajt që të vazhdonte vjeljen e lëndës arkivore për vazhdimin e botimit të Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia, vëllimet III-V. Këtë iniciativë e përkrahu edhe qeveria e Mbretërisë Shqiptare, e cila shprehu gatishmërinë e saj që të hiqte shpenzimet për një ndërmarrje të tillë kaq serioze dhe të vlefshme. Dr. Milan Shuflaj ftohet të vizitojë Shqipërinë.
Pas shumë peripecish rreth pajisjes me pasaportë, ai arrin në Shqipëri më 12 janar të vitit 1931. Vritet nga dora e kriminelëve serbë më 18 shkurt të vitit 1931, një ditë pas kthimit nga Shqipëria, duke lënë pas shumë studime të papërfunduara në dorëshkrim, një pjesë e mirë e të cilave ruhet në Arkivin Shtetëror të Kroacisë në Zagreb. Për vrasjen e dr. Shuflajt kanë reaguar shumica e intelektualëve të kohës, në mesin e të cilëve edhe shkencëtari i njohur Albert Ainshtain.