E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sajmir Strati, sjell në Tiranë portretin e Michael Jackon

Pas një prezantimi lëvizës në shumë prej qyteteve shqiptare tashmë projekti i radhës, për rekordin e katërt "Guines" të Sajmir Stratit ka mbërritur në Tiranë. Një tabllo reth 26 metra katrorë me imazhin e këngatarit të popit Majkëll Xhekson ka mbledhur dhjetra kalimtarë në qëndër të kryeqytetit. Më e rëndësishmja është se e gjithë kjo punë është kryer nga 300 mijë penela të cilët Strati do t'i përdorë për të ndërtuar imazhin e Xheksonit.
Punimet për këtë projekt kanë filluar që në datën 5 tetor ku përgjatë një muaji Strati ka punuar në ambjent të hapur në disa prej qyteteve më kryesore në Shqipëri. Ai do të jetë gati i plotë për publikun dhe jurinë ndërkombëtare të çmimeve Guines në datën 10 nëntor, të cilët do të japin fjalën e fundit, nëse shqiptari Sajmir Strati do ta meritojë për herë të katërt këtë çmim.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›