I ikuri i rikthyer

Kushdo që e ka lexuar romanin bestseller të shkrimtarit amerikan Dan Brown Kodi Da Vinçi apo romanet për fëmijë të shkrimtares britanike JK Rowling mbi magjistarin Harry Potter ka vërejtur se këto romane kanë diçka të përbashkët. Përpos faktit që janë romane të shitura në miliona kopje, për lexuesin shqiptar ngjashmëria është se e kanë të njëjtin përkthyes. Ai është Amik Kasoruho, një prej përkthyesve më të njohur shqiptarë. Përpos këtyre autorëve, Kasoruho ka përkthyer edhe mbi dyzetë vepra të letërsisë botërore, në mesin e të cilave janë vepra të ndryshme të autorëve si Harold Robbins, Luigi Pirandello, Isabelle Allende etj. Lexuesit të Kosovës, Kasoruho iu prezantua tani jo si përkthyes por si romancier, me romanin e tij Ikje nga trilli i perëndive, i cili është botuar nga shtëpia botuese Buzuku dhe u promovua dje në sallën e Institutit Albanologjik në Prishtinë.
Shkrimtarja Miranda Haxhia tha më këtë rast se në çdo çast që ajo përpiqet të shkëpusë diçka nga jeta e Amik Kasoruhos, asaj i duket se gjithmonë lë diçka mangët. Ajo filloi të flasë për jetën e Kasoruhos, i cili që i pranishëm në përurim të librit, duke nxjerrë në pah jetën e vështirë të tij, burgosjen e tij nga regjimi komunist si dhe arratisjen jashtë vendit. I lindur në një familje me tradita intelektuale, me tradita të forta patriotike, Kasoruho është rritur deri në moshën 17 vjeçe pa e njohur deri në thelb konceptin e dhunës e të diktaturës që po instalohej në Shqipëri mbas vitit 1944. Në moshën 17 vjeçare, bashkë me shokët e tij, të ndjerin Robert Shvarc, Genci Koka, Milto Dado, Vasil Melo filluan të ideonin një ëndërr të guximshme e të frikshme, shkruajtën trakte kundër regjimit komunist të Enver Hoxhës. Dhe kjo i kushtoi jo pak, i kushtoi një dënim nga gjykata ushtarake prej dhjetë vitesh burg, tha Haxhia.
Ndërsa botuesi i librit, Abdullah Zeneli, përmendi një rast nga jeta e Amik Kasoruhos, i cili kur ka qenë fëmijë e ka mbajtur fustanin e mbretëreshës gjatë ceremonisë martesore. Ai tha se të mbash fustanin e mbretëreshës nganjëherë ndoshta është fat e ndoshta është fatkeqësi.
Përurimin e librit e përshëndeti edhe Xhevat Mustafa, përfaqësues i Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë, i cili tha se ka pasur fatin ta njohë herët shkrimtarin Amik Kasoruho. Ato vite të humbura në burg Zoti Kasoruho po i shfrytëzon për të na dhënë libra si nga letërsia botërore të përkthyera në shqip si dhe në të kundërtën, nga shqipja në italisht, tha Mustafa.
Përurimi i këtij libri ishte ideuar në atë mënyrë që gjithkush mund të fliste apo edhe ti bënte ndonjë pyetje autorit të librit.
Poeti Vilson Culaj tha më këtë rast se Amik Kasoruho është një pemë që jep fryt. Ai citoi një thënie të Nënë Terezës, e cila thotë: Edhe dhimbja është dhuratë prej Zotit, por nëse dhimbjen e shndërrojmë në dashuri ndaj të afërmve tanë atëherë fillon rruga drejt shenjtërimit. Ndërsa, duke perifrazuar këtë thënie, Culaj tha se Zotëri Kasoruho vjen i shenjtëruar, i realizuar, i mirëpritur dhe i respektuar prej të gjithë neve.
Duke mos mundur ti fshehë emocionet, pasi që ishte për herë të parë në Kosovë, Kasoruho tha se edhe pse nuk ka qenë më parë në Kosovë, ka pasur miq kosovarë. Në momente kur unë në Itali e ndieja vetën në dhe të huaj, ata më kanë sjellë zemrën e tyre, më kanë sjellë simpatinë e tyre dhe për këtë i falënderoj, tha Kasoruho. Ai foli më tutje për jetën e tij, për traditën e përkthimit dhe për përkthyesit e tij të adhuruar, prej të cilëve tha se e çmon përkthyesit shqiptar me origjinë austriako-hebreje, Robert Shvarc. Ai shtoi se këtë libër e ka shkruar në mënyrë që italianët të mësojnë se si ka qenë historia jonë, ndërsa e ka sjellë në shqip në mënyrë që nipat dhe mbesat tona mos ta harrojnë historinë.
Në qoftë se unë në Itali e kam shkruar atë libër që italianët të mësojnë që çfarë ka qenë jeta jonë, se çfarë kemi vuajtur ne dhe si i kemi bërë ballë ne kësaj vuajtjeje, unë këtu e kam sjellë në shqip atë libër në mënyrë që ta lexojnë bijtë dhe nipat tuaj që të mos harrojnë. Është gjëja më e keqe kur harrohet historia e një vendi, e mirë apo e keqe qoftë, tha Kasoruho.
Kush është Kasoruho
Amik Kasoruho, përkthyes, publicist, studiues dhe poet shqiptar, i cili ka qenë i detyruar të emigrojë në Itali në vitet 50, sot jeton në Bari të Italisë. Është autor i mjaft veprave të botuara në gjuhën italiane si dhe në gjuhën shqipe, ndërmjet të cilave mund të përmenden: Çmimi një ëndrre, Ankthi gjysmë shekullor - Shqipëria e Enver Hoxhës, Një fluturim tepër i gjatë në një orë udhëtimi, roman autobiografik, Drita e Zotit dhe terri i njeriut etj. Është gjithashtu autor i mjaft eseve, shkrimeve publicistike si dhe studimeve kritike. Është i njohur edhe si përkthyes i veprave të autorëve të mëdhenj, si: Luigi Pirandello, Isabel Allende, Harold Robbins, Patrick Brian, John Selby, etj. Në vitin 1999 shpallet fitues i Çmimit Special të Jurisë së Konkursit EKS & TRA për shkrimtarët emigrantë dhe dekorohet në Kuirinale nga Presidenti i Republikës italiane Carlo A. Ciampi. Ndërsa në vitin 2000 nderohet me Çmimin Civitas Arbëria 2000 Calabria, me rastin e 30 vjetorit të revistës së kulturës italo-shqiptare të arbëreshëve, Katundi Ynë.