Sesioni i ri, mblidhet kryesia e PS-së

Partia Socialiste ka mbledhur sot kryesinë e saj, për të diskutuar në lidhje me qëndrimin që do të mbajë kjo forcë politike për sesionin e ri parlamentar.
Mbledhja e kryesisë e cila është zhvilluar me dyer të mbyllura për mediat është drejtuar nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi pasi kreu i PS-së, Edi Rama ndodhet në Afrikën e Jugut, ku zhvillon punimet Kongresi i 24-t i Internacionales Socialiste.
Dy nga çështje që mendohet të jetë diskutuar në kryesinë e PS-së është heqja e imunitetit, ligji për Gjykaten e Lartë që kërkon votat e opozitës në Kuvend.