LSI akuza Edi Ramës
Tiranë-Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar sot ndaj ikjeve të disa anëtarëve dhe këshilltarëve në rrethe të kësaj partie, duke akuzuar Edi Ramë, që sipas LSI-së, prej ditësh po blen lart e poshtë në mënyrë qesharake individë të dobët që nuk përfaqësojnë asgjë dhe që nuk kanë asnjë kontribut.
“Amoraliteti i blerjes me leje ndërtimi dhe para të thata në dorë të individëve të tillë nuk i ka bërë asnjë dëm LSI-së, përkundrazi ka pasur një efekt spektakolar pozitiv, sepse e çliruar prej tyre LSI ka shtuar radhët e saj me qindra e qindra anëtare dhe organizata të tëra partish në të gjithë vendin që i bashkohen asaj dhe moralit të shëndoshë politik dhe personal të saj”-tha sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili.
Ai tha se qindra e mijëra të majtë dhe qytetarë të ndershëm që aderojnë në parti të ndryshme i bashkohen masivisht LSI si një parti idealiste, solidare, me moral të shëndoshë, si e vetmja opozitë e vërtetë, që do të nxjerrë në pension politik, Berishën.
“Edi Rama me politikën e tij të pazarit ordiner, të nën tavolinës, të thashethemit dhe intrigës së vockël të kafenesë që vazhdon edhe sot tregon qartë frikën e madhe për tu perballur haptas dhe po ndihmon dukshëm aleatin e tij Sali Berishën në këtë moment shumë të vështire për të, duke i bërë shërbimin e radhës, ashtu siç bëri edhe në 15 Mars, kur ngjau Gërdeci dhe ai i rrahu shpatullat”-deklaroi më tej Vasili, ku ishte i shoqëruar bashkë me disa anëtarë dhe pjesëtarë të Partisë Socialiste, bashkuar së fundi me LSI-në.