SHBA Armet taktike berthamore tema tjeter ne bisedimet me Rusine

Administrata Obama thote se pakesimi i armeve taktike berthamore te Shteteve te Bashkuara dhe Rusise do te jete objektivi qe pason ratifikimin e te merkures te traktatit per pakesimin e armeve strategjike me Mosken. Zyrtaret amerikane thone se presin ispektime te shumta per armet strategjike te cilat u nderprene vitin e kaluar dhe qe do te rifillojne serish deri ne muajin prill. Korrespodenti i Zerit te Amerikes Dejvid Gollast na sjell hollesi nga Departamenti i Shtetit.
Ende ne valen e festimeve te ratifikimit te traktatit te ri START nga Senati amerikan zyrtaret e administrates i kane drejtuar syte nga nje objektiv i ri dhe ndoshta me i veshtire shkurtimin e arsenaleve te armeve taktike berthamore amerikane dhe ruse.
Kjo kategori e gjere armesh perfshin mjetet berthamore ne formen e minave predhave te artilerise raketave me rreze te shkurter qe jane dukshem me te vogla e qe perbejne rrezik me te madh per tu perhapur se sa armet strategjike me rreze te gjate qe perfshihen ne traktatin e ri START.
Ne nje konference telefonike me gazetaret ndihmes sekretarja amerikane e Shtetit per kontrollin e armeve verifikimin dhe zbatimin Roz Gotmoller tha se Presidenti Obama dhe senatoret amerikane te te dy partive jane te predispozuar te merren me tej me armet taktike.
Ruset kane nje numer me te madh se ne te ketyre sistemeve dhe do te thosha se ka patur nje nxitje te forte nga Kongresi qe te levizim ne kete drejtim. Kjo eshte dicka per te cilen Presidenti Obama ka folur kur nenshkroi traktatin e ri START ne Prage ne prill te vitit 2010. Ai tha se hapi i ardhshem do te ishte pakesimi i armeve taktike berthamore si dhe i armeve qe ndodhen nepre depo.
Besohet se Rusia ka disa mijera arme taktike ndersa Shtetet e Bashkuara mund te kene me pak se nje mije nga te cilat nje pjese e vogel te stacionuara ne Evrope.
Moska ka kembengulur per nje kohe te gjate se te gjitha armet taktike te Shteteve te Bashkuara te hiqen nga Evropa para se te fillojne bisedimet. Gotmoller tha se Rusia mund ta zbute qendrimin e saj por ajo nuk parashikon se negociatat per kete ceshtje do te fillojne para fundit te vitit 2011.
Gotmoller kryenegociatorja amerikane per traktatin e ri START tha se pret qe Ruisa ta ratifikoje traktatin nga fundi i janarit ose fillimi i shkurtit dhe tha se procesi kritik i inspektimeve reciproke do te fillonte 60 dite me pas.
Periudha 15 vjecare e inspektimeve te armeve strategjike te Shteteve te Bashkuara dhe Rusise perfundoi me skadimin e afatit te traktatit te meparshem mese nje vit me pare. Gotmoller tha se sa me teper qe te shtyheshin inspektimet aq me teper do te demtohej besimi reciprok.
Kjo con ne rastin me te keq te planifikimit. Kjo con ne shpenzime te shumta qe vine nga planifikimi i keq. Dhe keto jane ato ceshtje shume shume te rendesishme per ushtrine tone. Prandaj jam sinqerisht e kenaqur qe ne do te rifillojme inspektimet dhe kontrollin e drejtperdrejte te te forcave strategjike te njeri tjetrit 60 dite pas hyrjes ne fuqi te traktatit te ri START.
Negociatorja e armeve tha se perfundimi i betejes ne Senat te merkuren me ratifikimin e traktatit me 71 vota pro dhe 26 kunder mund te jete i dobishem per perpjekjet afatgjata per kontrollin e armatimeve pasi ai ka ngjallur interesin e publikut per ceshtje te tilla dhe ka sjelle nje brez te ri senatoresh amerikane ne debat.