E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seuli ngritë akuza të reja kundër Phenianit

Koreja e Jugut e akuzoi Korenë e Veriut se po përpunon raketë me mbushje bërthamore dhe për këtë qëllim po përgatitet që të lansojë një satelit në muajin prill.

"Qeveria jonë konsideron se projekti për lansimin në orbitë i të ashtuquajturit satelit nga Koreja e Veriut është provokim serioz, qëllimi i së cilit është që të përpunohet sistemi i raketave me rreze të gjatë veprimi me mbushje bërthamore ", pohoi Seuli zyrtar.

Koreja e Jugut konfirmoi se planet veri-koreanëve do të jenë temë kryesore e takimit në nivel të lartë në Seul në javën e ardhshme, në të cilin do të marrin pjesë SHBA-ja, Japonia, Kina, Rusia dhe BE-ja.

Koreja e Veriut bëri të ditur se midis 11 dhe 16 prillit do të lansojë satelit për vëzhgim të nevojave civile. Pheniani ftoi ekspertë dhe gazetarë të huaj që ta ndjekin lansimin e raketës, e cila do të dërgojë një satelit në orbitë.

Sipas SHBA-së, BE-së, Koresë së Jugut dhe OKB-së, ky hap do të ishte mosrespektim i rezolutave të OKB-së. Rusia kumtoi se është e brengosur seriozisht, ndërsa Kina u bëri thirrje të gjitha palëve që të luajnë një rol konstruktiv.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›