E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sevilja - Aragones, dështon marrëveshja

Spanjë

Sevilja nuk pranon kërkesën e Aragonesit. Dhe kështu vazhdon të mbetet pa trajner. Luis Aragones dhe Sevilja nuk kanë arritur të bëjnë një marrëveshje, duke lënë kështu klubin andaluzian me një “Jo” nga ana e Aragonesit. Duke u bazuar te “Marca”, dallimi midis këtyre dy palëve ishte kohëzgjatja e kontratës. Aragones, i cili e dërgoi kombëtaren spanjolle te titullin e parë pas 44 vjetësh në Euro 2008, dëshironte që kontrata të zgjaste deri në përfundim të sezonit 2010-11. Por presidenti i Seviljes nuk e pranoi këtë kërkesë.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›