Toti: Jam gati për sfidën me Interin
Roma
Objektivi për të qenë i vetmi roman që fiton dy tituj nuk cilësohet më si një ëndërr. Françesko Toti ka lënë të kuptohet se do të luajë në sfidën e së shtunës, ku Roma pret Interin: një përballje, e cila mund të jetë vendimtare për vazhdimësinë e Serisë A. Kapiteni verdhekuq deklaroi: “Jam i gatshëm për t’u vënë në shërbim të trajnerit. Vendimi për të qëndruar te Roma ishte një zgjedhje e zemrës. Përpara se të tërhiqem nga futbolli, dëshiroj të fitoj një trofe të rëndësishëm me këtë fanellë”.
#