E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani gjysmak, në shansin e fundit për titull

Kundër Lacios, trajneri Leonardo nuk do të ketë në dispozicion gjashtë lojtarë titullarë

Nesta dhe Bonera në mbrojtje, Bekam e Pirlo në mesfushë, Pato dhe Ronaldinjo në sulm. Këta janë gjashtë elementët që Milani nuk do të ketë në dispozicion në sfidën e së shtunës. Kjo shtyllë e skuadrës që Milani “nuk” do ta zbresë të dielën në mbrëmje kundër Lacios në ndeshjen që i besohet një rezultati pozitiv të Romës kundër Interit, mund të prezantojë vërtet shansin e fundit kuqezi për t’i rifutur në luftën për titull. Pas mbrëmjes së dështuar të Parmës, kanë ardhur kualifikimet e Pirlos dhe Gauços. Mungesat do të peshojnë shumë në mesfushë dhe në sulm. Në fakt, në dispozicion të Leonardos mbeten tre mesfushorë, mes të cilëve, Gatuzo, Flamini e Ambrozini, me kapitenin të saporikthyer nga 10 ditë pushim dhe dy shokët e skuadrës që në Parma kanë demonstruar një paraqitje të mirë fizike dhe atletike. Në lidhje me Milanin, që përveç përkëdheljeve të lojës, të shqetësuara edhe nga forma e pamjaftueshme të lojtarëve të ndryshëm që munguan në “turn over” (Pirlo, Ronaldinjo, dhe vetë Flamini në periudhën e fundit) që ishte e vështirë të rikuperoheshin nga dëmtimet (Seedorf, Zambrotta, Gatuzo). Por kundrejt rebusit, në prag të ndeshjes me Lacion, Leonardo do të duhet të zgjidhë se kush do të jenë lojtarët që do të përbëjnë sulmin. Tashmë, në mungesë të Patos, duket se ka marrë fund se cilët do të përbëjnë sulmi i Milanit, të aftë dhe të zotët që të rrezikojë portën kundërshtare. Në fund të pesë ndeshjeve të kampionatit dhe Kupës, pa sulmuesin e ri brazilian, kuqezinjtë kanë shënuar vetëm dy gola.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›