Amb. Borchardt: Opozita në Kuvend, po bllokon reformat
Ambasadori i Republikës së Gjermanisë në Tiranë Bernt Borchardt ka kërkuar sërish sot që opozita të kthehet në Parlament sepse sipas tij-vendi i saj është atje.
“Me bojkotimin disa reforma të rëndësishme bllokohen. Opozita t’i përmbahet deklaratës së Bashkimit Evropian dhe të OSBE-së. Ajo duhet të zbatojë detyrat e saj”, tha ambasadori gjerman në vendin tonë.
Ai shtoi se me bojkotin disa reforma të rëndësishme cenohen, duke theksuar këtu reformën në drejtësi që kërkon edhe kartonat jeshil të opozitës.
Të gjithë ambasadorët perëndimor në Tiranë kanë kërkuar kthimin e opozitës në Kuvend. Vetëm një ditë më parë, ambasadori i OSBE-së dhe ai i Këshillit të Evropës i bën apel Partisë Socialiste t’i bashkohet institucioneve.