“Gërdeci”, avokatët: Të veçohen çështjet për të akuzuarit
22 prej të pandehurve në këtë proces, kanë kërkuar me anë të avokatëve veçimin e çështjeve, pasi sipas tyre akuzat që rëndojnë mbi ta janë të ndryshme. Seanca e radhës do të zhvillohet javën tjetër më 8 tetor.
Procesi gjyqësor për këtë çështje nisi sot në Gjykatën e Tiranës, pas shtyrjes për disa muaj rresht, që prej marsit të këtij viti, kur çështja përfundoi në Gjykatën e Tiranës. Në këtë proces gjyqësor janë të akuzuar 29 persona, zyrtarë të Ministrisë së Mbrotjes dhe biznesmen, tre prej të cilëve janë në gjendje arresti me burg.