Sevilla dëshiron të shesë Fabianon
Jose Fuentes, agjenti i Luis Fabianos, thotë se Sevilla dëshiron të shesë sulmuesin brazilian. Milani është skuadra më e interesuar për shërbimet e Fabianos, mirëpo çmimi të cilin e kërkojnë për të, nuk u përshtatet kuqezinjëve. "Kam folur me Sevillan dhe skuadra është e interesuar për shitjen e Luis Fabianos gjatë këtij afati kalimtar", ka thënë Fuentes për "Sky Sport Italia".