Tiranë/ Qëllohet me pistoletë një 22-vjeçar
Një 22-vjeçar i cili u qëllua pasditen e sotme pranë pishinave në akuadromit në Tiranë është në gjëndje të rëndë shëndetësore në spitalin ushtarak. Sipas mjekëve të spitalit 22-vjeçari Maringlen Cani, ka marrë marrë plagë në këmbë të cilat i kanë shkaktuar edhe dëmtime serioze pasi kishte hemoragji. Mësohet se mes të plagosurit dhe autorit ka pasur zënka që më pas kanë çuar në pasoja fatale.
Sipas informacioneve autori i krimit, është grindur fillimisht me Canin pasi pretendonte që ky i fundit i kishte ngacmuar gruan dhe më pas e ka qëlluar duke e plagosur rëndë. Më pas autori është larguar nga vendngjarja por policia është vënë në kërkim të tij.