E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sevilla në Shqipëri, pritet Barcelona

Përfaqësues të skuadrës së Sevillas dhe të Barcelonës kanë mbërritur në Tiranë të martën pasdite për të zhvilluar takimet e fundit zyrtare në lidhje me ndeshjet miqësore. Takimi i tyre zyrtar ka qenë ai me ministrin e sporteve, Aldo Bumçi, ku është diskutuar rreth projektit që po shkon drejt konkretizimit.

Sipas medieve shqiptare, bëhet fjalë për njërën nga ndeshjet e cila është caktuar, ajo mes Flamurtarit dhe Sevillës, që do të luhet më 9 shtator në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa".

Ndërkohë që sa i përket projektit për të zhvilluar edhe një ndeshje miqësore me Barcelonën, po punohet intensivisht nga një grup promotorësh ku bëjnë pjesë edhe shqiptarët.

Shifra për të cilën diskutohet për këtë ndeshje është 2 milionë euro, por gjithsesi me sa duket nuk është problem thelbësor vetëm çështja financiare, që do të sigurohet me paratë e shtetit dhe të një grupi biznesmenësh.

Derisa takimi Flamurtari – Sevilla është i sigurt, për ndeshjen me Barcelonën mbetet ende për t'u përcaktuar kundërshtari nëse do të vendoset që do të luhet kjo ndeshje, pasi mund të jetë një skuadër tjetër veç Flamurtarit ose një ekip i përzier.

Ky program sportiv po zhvillohet gjithnjë në kuadrin e 100 vjetorit të pavarësisë së vendit dhe Flamurtari është përzgjedhur si skuadra simbol e qytetit të flamurit, Vlorës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›