E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krkic: Nder të luaj për Milanin

Bojan Krkic ka shprehur kënaqësinë e tij me transferimin e menjëhershëm nga Roma te Milani dhe ndjehet i nderuar që do të veshë fanellën kuqezi këtë sezon.

22-vjeçari pritet sot ta kompletojë transferimin e tij në San Siro dhe është i vendosur të tregojë vlerën e tij për klubin e ri.

“Është nder që do të veshi fanellën e Milanit. Premtoj se do të jap gjithçka për klubin e ri”.

“Çfarë pres pas të gjitha shitjeve që ka bërë Milani? Milani ende është një ekip i fuqishëm dhe dua të shfrytëzoj maksimumin nga kjo mundësi”, ka thënë ish-sulmuesi i Barcelonës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›