Shaqirit nuk i pengon të jetë rezervist

Përforcimi i ri i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri është i gatshëm të pranojë rolin e rezervistit pasi insiston se interesat e skuadrës janë më të rëndësishme se synimet individuale.
Ylli kosovar me pasaportë zvicerane u paraqit në fitoren 3-0 ndaj Greuther Fuerthit të shtunën në Bundesligë, por pritet të humb vendin në formacionin bazë pas rikthimit nga lëndimi të francezit Franck Ribery. “Gjëja më e rëndësishme është që ne të veprojmë si një kolektiv në këtë sezon.
Nuk është e rëndësishme se a do të jem unë apo ai tjetri në bankën rezervë. Unë personalisht pres që të jem pjesë e bankës rezervë, por shpresoj se edhe do të luaj. Natyrisht, secili lojtar dëshiron të luajë, por jemi në një skuadër me plot yje”, deklaroi Shaqiri për Goal.com. Bayerni pret Stuttgartin të dielën në duelin e xhiros së dytë në Bundesligë.