E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në Tiranë, PS kërkon opinionin e Venecias

Partia më e madhe opozitar i ka dërguar Komisionit të Venecias katër pyetje, pak ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të hapë kutitë ku dyshohej se kishte vota të hedhura gabim.

Meqenëse Partia Socialiste nuk kishte tagrin e nevojshëm për të ndërmarrë këtë hap, pyetjet  i janë bashkangjitur atyre të sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Torbjon Jagland. Pyetjet kanë të bëjnë me sigurinë juridike të procesit që ndodhi pas datës 14 maj, kur kandidati Edi Rama rezultoi fitues me 10 vota më shumë se rivali Lulzim Basha.

1 - Si duhet të trajtoheshin nga KQZ fletët e gjetura në kutitë e gabuara?

2 - A mundej KQZ që pas përfundimit të procesit të numërimit me 14 maj të vlerësonte votat e hedhura gabim dhe të nxirrte një tabelë të re duke ndryshuar rezultatin?

3 - A jemi përballë një pavlefshmërie të paevitueshme pasi nga tabela e rezultatit të KQZ-së dalin më shumë fletë të gjetura në kuti se sa numri i votuesve?

4 - A ishin zgjedhjet e 8 majit të lira dhe të ndershme sipas standardeve?

Më këto pyetje, Partia Socialiste pret tashmë një opinion të Komisionit të Venecias, i cili mund të jepet edhe pas disa vitesh. Ky është rasti i parë kur zgjedhjet shqiptare do të marrin një opinion të specializuar për këtë çështje. /Start/

                                                                                             2011-07-10 09:04
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›