E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sabatini mbështet projektin Luis Enrique

Drejtori sportiv i skuadrës së Romës, Valter Sabatini i ka dhënë përkrahje të fuqishme projektit të trajnerit Luis Enrique. Puna e filluar në stolin e Romës nuk u karakterizua me fillim të suksesshëm. Kjo pasi skuadra romake u eliminua nga Europa League nga një ekip pak i njohur, Slovan Bratislava.

Por nuk është kjo e tëra. Enrique po përballet edhe me një problem tjetër që mban emrin Franceso Totti i cili pas cdo zëvëndësimi shfaq shenja pakënaqësie tek trajneri. "Unë e admiroj Tottin. është lojtar i madh dhe i rëndësishëm për ne, por trajneri vendos se a duhet të luaj apo jo. Unë e mbështes 100% trajnerin Enrique" tha ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›