Sezoni i stuhive, shumë shtete të botës nën ujë

Shumë vende të botës, duke filluar nga Kina e Filipinet e deri në Kanada, Korenë e Veriut e Meksikë, janë përfshirë nga reshjet e shumta dhe po luftojnë me pasojat e stuhive. Kina dhe Filipinet janë goditur nga përmbytjet që kanë shkaktuar shirat muson dhe stuhitë. Kurse
Meksika mundohet të përcaktojë dëmet që ka shkaktuar tajfuni i parë i stinës tropikale, ku niveli i ujit arrititi në mbi 1 metër.
Përmbytjet që sollën shirat musone kanë paralizuar jetën në kryeqytetin e Filipineve, Manila, dhe vendbanimet e tjera përreth saj ndërsa sipas autoriteteve deri më tani janë regjistruar 60 viktima. Sipas zyrtarëve po vazhdojnë ndëryrjet për të shpëtuar ata persona që kanë mbetur të izoluar në Manila me 12 milionë banorë dhe gjysma e të cilit ndodhet nën ujë. Më shumë se 500 mijë njerëz janë detyruar të braktisin shtëpitë dhe të lëvizin drejt vendeve më të sigurta.
Kina është goditur nga tajfuni Haikui dhe reshjet që solli me vete. Kjo është stuhia e tretë e fuqishme që ka goditur vendin brenda një jave dhe ka prekur afërsisht 4 milionë njerëz që jetojnë në brigjet lindore të vendit. Erërat e fuqishme kanë rrëzuar shtyllat elektrike në shumë vende, ndërsa më i preku është qyteti i Shangait. Pas thatësirës së gjatë që kishte kaloi Koreja e Veriut, përmbytja nga reshjet e shumta kanë shkaktuar vdekjen e 169 personave.
Reshjet e furishme kanë përfshirë edhe Meksikën në kontinentit amerikan. Tajfuni Ernesto, stuhia e parë e stinës së uraganeve e ka humbur fuqinë, por prapa ka lënë dëme të mëdha.