Japoni-Kore e Jugut, tensione për grup ishujsh

Presidenti i Koresë së Jugut ka vizituar ishujt e kontestuar, një lëvizje kjo që mund të shkaktojë tensione diplomatike me Japoninë fqinje.
Lee Myung-bak fluturoi drejt ishujve, të njohur si Dokdo në Korenë e Jugut dhe Takeshima në Japoni. Agjencia e Lajmeve Kyodo deklaron se në një kundërveprim të menjëhershëm Japonia kishte tërhequr Ambasadorin e saj nga Seuli.
Koreja e Jugut dhe Japonia kanë një pretendim historik ndaj ishujve, dhe çështje ka qenë për një kohë të gjatë shkak tensionesh në marrëdhëniet mes dy vendeve. Ishujt, të cilët janë afërsisht të barazlarguar nga të dy vendet, janë të vegjël por janë shumë të rëndësishëm, jo vetëm për peshkim por edhe sepse dyshohet se zona është e pasur me burime të gazit natyror.
Koreja e Jugut ka vendosur roje bregdetare në ishujt që nga viti 1954, ndërsa Lee është presidenti i parë i Koresë së Jugut që shkel në to. Vizita e papritur pak para se Koreja e Jugut të shënon përvjetorin e fundit të sundimit kolonial japonez është dënuar ashpër nga Tokio zyrtare.