Bonot qeveritare në BE, BQE premton ndërhyrje

Mes dyshimeve për një ndërhyrje të BQE në përballimin e krizës, Instituti Qëndror Financiar Europian thotë se është e vendosur për të ndërhyrë sa më shpejt në ndaljen e rreziqeve të vendeve me probleme në tregun e bonove qeveritare të Eurozonës.
Në raportin mujor, të muajit gusht thuhet se Banka Qendrore do të ndërhyjë brenda lirive të mandatit të saj për të kufizuar kostot e larta për bonot qeveritare të Italisë dhe Spanjës si dhe për të qetësuar tregun e obligacioneve.
BQE madje shpreson se ekonomia e Eurozonës do të shkojë në një rimëkëmbje graduale. Rritja e pritshmërive për falimentime, në radhët e vendeve më të mëdha të Eurozonës ka qenë më e theksuar për ndërmarrjet italiane dhe më e përmbajtur për ato holandeze dhe gjermane.
Në studimin e saj, Banka Qendrore Europiane ka rishikuar në rritje edhe pritshmëritë për normën e papunësisë.
Përsa u përket çmimeve, Banka ka nënvizuar se, pritshmëritë inflacioniste për ekonominë e Eurozonës mbeten gjithmonë të qëndrueshme, e në linjë me objektivin e Këshillit Drejtues.
Pavarësisht këtyre BQE thekson se Euro mbetet një projekt i pakthyeshëm.