Sezoni turistik nxënësit pastrojnë Sarandën
Saranda do të çelë sezonin turistik zyrtarisht në datën 3 maj. Për këtë arsye nxënësit e dy shkollave të mesme dhe të dy shkollave 9-vjeçare janë organizuar për të pastruar qytetin.
Interesante ka qenë nisma e tyre për të pastruar qytetin, pasi të rinjtë kanë dashur ta krahasojnë veten e tyre me familjarët që kanë dasmë dhe pastrojnë shtëpinë për të pritur miqtë. Ka qenë shkolla e mesme Hasan Tahsini dhe shkolla profesionale Ekonomi-Turizëm, së bashku me 2 shkolla 9-vjeçare që janë mobilizuar në mënyrë që çelja e sezonit turistik t'i mirëpresë pushuesit në një mjedis më të pastër.
Me rastin e çeljes së këtij sezoni bashkia e qytetit dhe qendra kulturore përveç aktiviteteve festive janë përpjekur që të pastrohet qyteti jo vetëm në hyrje të tij, por edhe në ambientet e brendshme. Kjo nismë ka bërë të mundur ndërgjegjësimin e banorëve për mbajtjen pastër të qytetit në të gjithë territorin.L.S