Dialogu i Ramës, në 'bastionin' e bluve
Kryesocialisti Edi Rama ka vazhduar turin e tij "Dialog me Shqipërinë", në Tropojë, i njohur si bastioni i PD-së. Ai është takuar me banorë të fshatit Bujan, Rama ka vlerësuar shumë bukuritë gjeografike e Tropojës duke u mahnitur prej tyre. Por siç theksoi ai, pavarësisht këtyre pushtetet e kanë harruar. 'Vend përrallor për bukuritë natyrore, por e lënë në harresë dhe e pashfrytëzuar. Prapambetja është pasojë e pushteteve të mëparshme'- tha Rama. Në kuadër të misionit "Dialog me Shqipërinë", kryesocialisti ka ftuar tropojanët të bashkëpunojnë përtej kufijve partiake. Rama ka qenë i shoqëruar në Tropojë nga deputetët, Namik Dokle, Arben Malaj dhe Andis Harasani. Tropoja është një ndër qytetet që votën e saj ia ka dhënë gjithmonë të djathtës. Pavarësisht kësaj, kushtet e jetesës nuk janë përmirësuar, dhe Tropoja është harruar nga politika, kjo ka qenë fjala e Ramës në bastionin e bluve.