Humb jetën një 42-vjeçar në aksident
GJIROKASTER- Një defekt në mjetin e tij tip golf, ka bërë që 42-vjeçari Vasil Kulla, të humbasë jetën e tij në kushte tragjike. Ai udhëtonte gjatë aksit rrugor Gjirokastër-Kakavijë, në Dervican, por mjeti i tij ka devijuar rrugën duke përfunduar në kanal, ku Vasili ka humbur jetën sot rreth orës 13 00. Ai punonte teknik në mirëmbajtje në një firmë të prodhimit të birrës dhe kthehej nga puna për në shtëpi. Dëshmitarët e ngjarjes kanë pohuar se kanë dëgjuar një zhurmë para se makina të binte në kanal, mendohet se zhurma ka qenë n jë defekt në mjetin me targa të Gjirokastrës 9034 A. Por edhe hetimet e policisë kanë treguar s ekjo ka qenë arsyeja e devijimit nga rruga të Vasil Kullës, që i kushtoi jetën atij.