Manaxheri i Siemens duhet të përgjigjet për sjellje të papranueshme
Reinhard Erich, do të tërhiqet nga posti në fund të muajit. Për shefin e koncernit, Peter Löscher, është kjo një goditje e fortë në përpjekjet për një fillim të ri të kompanisë.
Erich Reinhard ishte manaxheri i fundit i epokës së Heinrich von Pierer që mbajti postin e tij në kryesinë e re të reduktuar të koncernit Siemens. Deri në fund ai konsiderohej i papërzier në skandalin e korrupsionit që përfshiu kompaninë. Në numrin e fundit të revistës për punonjësit e kompanisë kishte dhënë madje një intervistë mbi riorientimin strategjik të kompanisë. Ai është personalisht i papërfshirë në aktivitetet e dyshimta, thuhet në deklaratën për shtyp bërë sot (24.04) publike. Por kryetari i këshillit mbikqyrës Gerhard Cromme shkruan më tej se është konstatuar që në sektorin e mëparshëm të teknikës mjekësore ka patur qëndrime të gabuara të cilat nuk janë të pranueshme. Ekspertët e pavarur mendojnë se në një rast të tillë dorëheqja është e pashmangshme. Kjo përcaktohet qartë në ligjin për shoqëritë aksionere.
Manuel Theisen nga universiteti i Mynihut: "Një anëtar i bordit drejtues duhet të marrë përsipër përgjegjësi, pavarësisht nëse ka qenë i implikuar personalisht apo nëse është përballë një akuze përkatëse."
Të tronditur jo vetëm pjesëtarët e kompanisë po dhe aksionerët
Në arkat e zeza në Dubai dhe gjektë, nga viti 2001 deri në vitin 2006, për sektorin e teknikës mjekësore janë derdhur rreth 70 milionë euro, shkruan gazeta "Süddeutsche Zeitung". Ato janë zbuluar tani nga hetuesit e vetë kompanisë Siemens. Të tronditur nuk janë vetëm pjesëtarët e kompanisë.
Daniela Berghold, mbrojtëse e aksionerëve shprehet: "Kjo është shumë e rëndë. Frika është e madhe që edhe nga sektorë të tjerë të dalin në dritë fakte të tilla."
Fakte të reja pritet të ketë qysh javën e ardhshme në qendrën e koncernit Siemens. Avokatët amerikanë do t'i paraqesin këshillit mbikqyrës faktet e mbledhura prej tyre mbi ish anëtarët e bordit drejtues