Part-time, propozohen 9 mije kuota ne universitete
Rreth 9 mije studente ne te gjitha universitetet publike te vendit do te mund te ndjekin studime ne sistemin me kohe te pjesshme, ose part-time. Nga propozimet qe i jane bere Ministrise se Arsimit dhe Shkences, bashkengjitur me propozimet per ciklin e pare te studimeve, rektoret i kane kerkuar MASH-it qe te miratoje rreth 9 mije kuota me kohe te pjesshme. Nje numer i madh kuotash jane propozuar ne Universitetin e Tiranes dhe ne ate Bujqesor te Tiranes. Nderkaq, behet me dije se ne Universitetin Politeknik nuk ka studime part-time, por vetem studime te Edukimit ne Distance. Rektori Jorgaq Kacani thote se jane propozuar 40 kuota te tilla. Nderkaq, ne Universitetin e Tiranes mesohet se do te vihen ne dispozicion te maturanteve/kandidateve te tjere rreth 1350 kuota pranimi me kohe te pjesshme. Pjesen me te madhe te kuotave do ta zere Fakulteti i Historise dhe Filologjise. Sikurse behet me dije, sivjet nuk do te lejohen te aplikojne studente qe vazhdojne nje program studimi. Nga ana tjeter, aplikantet per ne Universitetin e Sporteve duhet t'i nenshtrohen edhe konkursit te pranimit per studimet part-time. Ne baze te propozimeve te Fakulteteve, numrin me te larte te kuotave e ze Fakulteti Histori-Filologji me 750 kuota. Pas tij, pas tij renditet Fakulteti i Infermierise me 345 kuota dhe me pas Fakulteti i Drejtesise me 200 kuota. Ndersa 100 kuota pritet te jene per studente nga trojet shqiptare. Ne deget me te kerkuara sic eshte Juridiku perzgjedhja do te behet ne baze te mesatares se gjimnazit. Per studimet me kohe te pjesshme mund te aplikojne si maturantet ashtu edhe kandidatet qe kane mbaruar maturen ne vitet e meparshme dhe kane mundur te marrin dy provimet me detyrim dhe me zgjedhje. Per te gjithe maturantet qe rrezikojne te mbeten pa shkolle te larte per shkak te rezultateve te dobeta, ka edhe nje shprese tjeter. Universiteti i Tiranes ka propozuar qe te jete e hapur dega e Biologjise, ne sistemin me kohe te pjesshme, ne sistemin part-time dhe full-time, ose thene ndryshe, me kohe te pjesshme dhe te plote. Sa u perket dokumenteve qe aplikantet duhet te kene ne momentin e regjistrimit, do te jene 5 te tilla. Behet fjale per fotokopje te noterizuar te diplomes se matures shteterore ose te ndonje deftese apo diplome tjeter studimi, te fituar jashte vendit, te barasvlershme me te ne Shqiperi. Dokumenti tjeter ka te beje me karte identiteti ose pasaporte dhe fotokopje te tyre. Gjithashtu, kerkohen edhe dy fotografi, si dhe mandat-arketimi i tarifes se regjistrimit prej 1550 lekesh, paguar ne posten shqiptare. Nga ana tjeter kerkohet edhe vertetim qe deshmon se kandidati nuk ndjek program tjeter studimi me kohe te plote ose te pjesshme ne ndonje universitet publik.