E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti, sot raundi i trete asnje kandidature ne Kuvend

Kuvendi do te zhvilloje sot paradite raundin e trete te votimit per zgjedhjen e Presidentit te Republikes. Me 71 vota pro, mazhoranca vendosi ne seancen e djeshme, qe raundi i trete te zhvillohet sot dhe jo diten e diel me 10 qershor sic kerkoi Partia Socialiste. "Shumica e anetareve ne Konferencen e Kryetareve vendosen qe raundi i trete i votimit te caktohet me 8 qershor. Anetaret e PS-se kerkuan qe votimi te kryhet te dielen. Keshtu qe jam e detyruar ta hedh ne votim", - u shpreh dje Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Pas ketij propozimi, Kuvendi vendosi ta zhvilloje sot raundin e trete, i cili ne baze te kushtetutes percakton qe Presidenti i ri i Republikes, per t'u zgjedhur i duhen 84 vota. Ne mungese te gjendjes se nje konsensusi per nje emer mes dy forcave politike, pritet qe edhe raundi i sotem te ezaurohet pa nje votim ashtu si edhe dy raundet e meparshme. Kjo pasi deri dje ne mbremje, ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve, asnje kandidature nuk u dorezua nga ligjvenesit si propozim per te kryer detyren e kreut te shtetit. Pas ketij raundi, Kuvendi ka edhe dy mundesi te tjera per te zgjedhur Presidentin e ri te vendit, por kete here edhe me 71 vota. "Presidenti i Republikes zgjidhet me nje shumice prej jo me pak se tri te pestat e te gjithe anetareve te Kuvendit ne votimin e pare, votimin e dyte ose votimin e trete. Ne votimin e katert dhe ne votimin e peste zgjidhet President kandidati qe siguron me shume se gjysmen e votave te te gjithe anetareve te Kuvendit. Votimi quhet i kryer edhe kur ne konkurrim nuk paraqitet asnje kandidat", - thuhet shprehimisht ne rregulloren e Kuvendit. Aktualisht ne Kuvend jane konsumuar deri me sot, dy nga pese raundet e votimit per zgjedhjen e Presidentit te ri te Republikes, nderkohe qe ne konkurrimin per garen presidenciale nuk eshte paraqitur asnje kandidat zyrtar. Ne nisje te gares presidenciale ne Kuvend me 30 maj, mazhoranca propozoi kandidaturen e gjyqtarit Xhezair Zaganjori, aktualisht anetar i Gjykates Kushtetuese, por emri i tij, ndonese nuk vjen nga politika u refuzua nga opozita qe e cilesoi si kandidature te njeanshme. Vete opozita, nuk ka dale me nje emer te saj ne kete gare. R. Rapushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›