Kompleksi Nano ne Partine Socialiste
Deputetet e Partise Socialiste jane te dyzuar ne qendrimet e tyre ne lidhje me kandidimin e ish-kryetarit Fatos Nano per kreun e shtetit. Mes grupit parlamentar te PS-se nuk ka ende qendrime te qarta per mbeshtetjen e kandidatures, nderkohe qe mes tyre nuk mungojne dhe deputete qe e shprehin hapur mbeshtetjen per te. Qendrimet zyrtare te PS-se ne lidhje me mosprezantimin e kandidaturave kane bere qe deputetet te mos pranojne t'i pergjigjen ne menyre direkte kerkeses se Fatos Nanos per mbeshtetje. Te pyetur nga televizioni "ABC News", mjaft prej deputeteve te selise roze e shprehin hapur kompleksin qe kane ne lidhje me mbeshtetjen apo mosmbeshtetjen e liderit historik te se majtes. Me i qarte ne qendrimin e tij duket ish-kryeministri Bashkim Fino, i cili deklaron se askush ne PS nuk ka thene se nuk do te mbeshtetet Fatos Nano per President. "Nuk eshte thene asnje here qe PS nuk do te kandidoje Fatos Nanon. Eshte thene nga kryetari i partise qe ne duam nje proces konsultimi per te gjetur nje president konsensual. Pse paragjykoni ju qe ne ate takim nuk mund te jete ky president konsensual mes Berishes dhe Rames", - thote Fino. Po ashtu dhe deputeti Namik Dokle deklaron se nuk eshte e vertete qe PS nuk do te kandidoje Fatos Nanon. Ai shton se ne loje jane edhe tre raunde te tjere. Nderkohe qe pyetjes se perse PS-ja nuk e kandidon Fatos Nanon, ish-kryetarja e grupit parlamentar te PS-se, Valentina Leskaj i pergjigjet; "Jam vone per konferencen e kryetareve". Deputeti i qarkut te Durresit, Gazmir Bizhga, shprehet se nuk eshte momenti per te folur per kete ceshtje, ndersa deputeti Fidel Ylli thote se PS dhe PD kane shpallur si qellim qe te mos kete kandidat politik.
Pse PS nuk e kandidon Fatos Nanon?
Valentina Leskaj: "Jam vone per konferencen e kryetareve".
Pandeli Majko: "Me ler tani".
Namik Dokle: "S'eshte e vertete. Ka akoma edhe tre raunde".
Dashamir Peza: "Me duket nje pyetje provokative dhe nuk me pelqen t'i jap pergjigje. Besoj qe per te gjithe eshte e qarte ajo qe po ndodh".
Bashkim Fino: "Pse kush e tha kete? Kam pershtypjen se e keni shume gabim, sepse nuk eshte thene asnje here qe PS nuk do te kandidoje Fatos Nanon. Eshte thene nga kryetari i partise qe ne duam nje proces konsultimi per te gjetur nje president konsensual. Pse paragjykoni ju qe ne ate takim nuk mund te jete ky president konsensual mes Berishes dhe Rames".
Gazmir Bizhga: "Nuk eshte momenti per te dhene pergjigje tani".
Fidel Ylli: "Partia Socialiste ka marre nje vendim qe Presidenti nuk duhet te jete politik dhe i eshte permbajtur atij vendimi qe ka marre. Ne rast se do te ndryshojne gjerat ne te ardhmen, ne tavoline, bashke me Berishen cdo gje mund te ndodhe. Por normalisht eshte nje vendim qe keta po i permbahen, per te pasur disa principe, qe kur themi keshtu duhet t'i rrime deri ne fund".
Rama: PS eshte pakice, nuk propozon emra
Pavaresisht qendrimeve te dyzuara te deputeteve te Partise Socialiste, kreu i saj Edi Rama ka deklaruar disa here ne menyre te qarte se PS-ja nuk do te propozoje emra. Ky qendrim eshte mbajtur nga kreu i PS-se pas takimit me kryeministrin Sali Berisha, por edhe ne komunikimet publike qe ka pasur gjate kesaj jave. "Ne jemi pakica, ne nuk pretendojme te vendosim Presidentin e Republikes duke ia imponuar shumices. Ne nuk mendojme se futja ne nje loje emrash, ne kushtet kur nuk japim konsensus per kandidatin e shpallur nga qeveria - na jep rezultat - perkundrazi nga ana e qeverise nuk mund te pranohet qe kandidati te jete i opozites", - eshte shprehur kreu i Partise Socialiste.
Ruci: Rama do t'i jap pergjigje Berishes per Nanon
Kreu i grupit parlamentar te PS, Gramoz Ruci ka deklaruar se Nano mund te jete nje kandidat konsenusal. Ne nje interviste televizive, Ruci eshte shprehur se emri i Nanos mund te diskutohet ne takimin Berisha-Rama. "Do t'ju pergjigjem me nje mendim qe zotit Nano ia kam thene ne takimin qe beri me zotin Rama. Zoti Nano i beri pikerisht kete pyetje qe ju me beni mua zotit Rama: nese zoti Berisha shtron pyetjen dhe thote: zoti Nano, ty te mbeshtet PS? Une i thashe zotit Nano: zotit Berisha do t'i thoni qe kete pyetje mos ma beni mua, por kete pyetje beja zotit Rama kur te ulesh ne negociata me te! Une pres qe zoti Berisha te ulet ne negociata ne tavoline dhe pres qe zoti Berisha t'ia shtroje kete pyetje zotit Rama, dhe aty zoti Rama do t'i jape pergjigjen qe duhet", u shpreh Ruci.