Sezoni turistik në Dibër/ Prefekti Shehu: Kemi fluks të shtuar vizitorësh

Ashtu si në të gjithë vendin, edhe Qarku i Dibrës ka patur një fluks të shtuar turistësh gjatë këtij viti. Sipas raportimeve që bëhen në institucionin e prefektit të Qarkut, numri i turistëve ka qenë shumë më i lartë se vitin e kaluar.
Prefekti Nexhbedin Shehu tha se paralelisht me rritjen e numrit të turistëve është rritur edhe numri i shtretërve, kryesisht në bujtina.
“Kemi prani të shtuar të turistëve në Dibër, njerëzit janë të interesuar, të rinjtë kthehen për pushime. Situata e bujtinave është e mirë”, tha Shehu.
Turistët që vizitojnë Qarkun Dibër janë kryesisht të huaj të cilët janë të interesuar për historinë, e mbi të gjitha për turizmin malor të cilin i gjithë qarku e ofron në shumë zona.
Gazetare: Megi Mëhilli
/RTSH/