E Martë, 3 Nëntor 2026

Trafik i rënduar në Fier, kthimi i emigrantëve sjell problematika në akset kryesore

Gjate sezonit veror e veçanërisht që prej fillimit të gushtit, trafiku në rrugët e qytetit të Fierit ka ardhur duke u renduar, duke shënuar në këtë mes gushti edhe periudhën e pikut të qarkullimit rrugor me dyndjen e emigranteve.

Sipas shefit të qarkullimit rrugor në Fier, Altin Dervishi, disa akse tepër të frekuentuara, kanë qenë problematike, ndërkohë që ka theksuar se për monitorimin e trafikut dhe lehtësimit të trafikut, punonjësit e qarkullimit janë angazhur edhe jashtë orareve.

Fieri është nyje lidhëse mes autostradave kryesore të vendit, ndaj dhe qarkullimi i automjeteve rëndohet në periudhën e verës.

Shefi i qarkullimit ka theksuar ndërkohë se “ardhja e emigrantëve e ka rënduar trafikun në të gjitha akset rrugore, duke sjellë vonesa në lëvizjen e automjeteve, por nuk ka patur bllokime si vitet e mëparshme”.

Gazetare: Megi Mëhilli

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›