E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sezoni turistik në Shëngjin, numër i lartë i pushuesve

Shëngjini ka patur një tërheqje të veçantë gjatë këtij sezoni, duke lënë të kënaqur operatorët turistik, që e konsiderojnë këtë verë si më të populluarën. Ky sezon ka përmbushur pritshmëritë e bizneseve, pasi krahas fluksit të madh të pushuesve, zgjatja në kohë e sezonit ka dhënë impakt në rritjen e të ardhurave te tyre.

Elementë si pastërtia e ujit dhe rerës, furnizimi pa ndërprerje me ujë të pishëm,energjia elektrike pa ndërprerje dhe shërbimet e ofruara nga komuna cilësohen nga operatorët si çelësi i suksesit të këtij sezoni turistik. Muaji gusht ka sjellë në Shëngjin një numër të lartë pushuesish, e për pasojë duke tejkaluar kapacitetin akomodues në hotelitë e zonës.

Pritshmëritë e këtij sezoni veror në Shëngjin janë tejkaluar, dhe sipas kryetarit të komunës Salvador Kacaj këtu kanë ndikuar ndërhyrjet e realizuara si nga qeverisja vendore ashtu edhe ajo qëndrore. Për kryekomunarin e Shëngjit tashmë po punohet për të zgjatur sezonin turistik gjatë gjithë viti, për të bërë këtë zonë ndër më të veçantat të vendit.
 

Që nga muaji maj dhe deri më sot i gjithë bregdeti i Shëngjinit prej 13 km është frekuentuar mesatarisht nga 25 mijë pushues çdo ditë, shifër kjo më e larte se 1 vit me parë. Muaji gusht ka qënë edhe kulmi i këtij sezoni në Shëngjin, ku çdo ditë mbi 40 mijë pushues frekuentojnë këtë plazh.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›