Automjetet me shpejtësi, mungesa të patrullave në Lezhë

24 vjecari që u aksidentua ne qytetin e Lezhes ka nderruar jete mbremjen e së hënës në spitalin e qytetit. Emirjan Pjetri mori plage te renda, pasi u aksidentua nga nje automjet tip Fiat teksa qendronte ne trotuar, dhe me gjithe ndihmen e dhene mjeket nuk kane mundur ta mbajne ne jete.
Aksidenti ndodhi pasi drejtuesi i automjetit tip Fiat ka qene duke bërë manovra te rrezikshme ne rruget e qytetit te Lezhes dhe ka humbur kontrollin e mjetit, ku fillimisht është përplasur me shtyllen e ndricimit, e me pas mori para edhe 24 vjecarin Emirjan Pjetri, duke i shkaktuar atij plage te renda.
Policia ka ndaluar menjehere drejtuesin e mjetit, por nuk ka bere te ditur emrin e tij, ndersa ka nisur nje hetim të hollësishem ne lidhje me kete aksident. Levizja tej normave te lejuara dhe shpesh here manovrat e rrezikshme te drejtuesve te mjeteve brenda qytetit te Lezhes nuk jane ndeshkuar nga policia rrugore dhe ajo e rendit ne Lezhe, ndersa tashme rrezikohet edhe jeta e kalimtareve, ndonese ata mund te levizin ne trotuare.
Mungesa e patrullimeve si nga policia e rendit ashtu dhe ajo rrugore ne qytetin e Lezhes, ka sjelle nje situate aspak normale ne levizjen e mjeteve, pasi ne cdo ore te dites vihen re automjete qe levizin me shpejtesi te madhe ne te gjitha rruget e qytetit, ndersa policia hesht perballe kesaj situate e cila po merr dhe jete njerezish.