Sezoni veror, mjekët: Kujdes nga rrezatimi i tepërt në diell
TIRANË- Melanoma është kanceri më pak i depistuar, ndërsa diagnostikimi i hershëm e bën atë shumë të kurueshëm. Shpesh herë melanoma quhet dhe kanceri i harruar per arsye te diagnostikimit të pakët, ndaj mjekët apelojnë për kapjen në kohë të këtij lloj kanceri.
Mjekët thonë se incidenca e shumë kancereve te zakonshme është në rënie, por incidenca e melanomes vazhdon të rritet me një ritem më të shpejtë se format e tjera. Mbi një milion raste të reja me kancer të lëkurës diagnostikohen çdo vit në botë, pa numëruar numrin e përgjithshëm të formave të tjera të kancerit të kombinuar. Që nga viti 1930, sipas përllogaritjeve, incidenca e melanomës eshte rritur 2000 %.
Ndërkohë, me afrimin e stinës së verës ata theksojnë domosdoshëmrinë e ruajtjes nga rrezet e diellit që janë dhe një ndër shkaktarët kryesorë. Shumica dërrmuese e ndryshimeve apo mutacioneve të gjetura në melanoma janë shkaktuar nga rrezatimi ultraviolet.
(el.me/BalkanWeb)