Napolitano-Monti: Mbështetje për integrimin, Berisha: Mirënjohje
TIRANË- Kryeministri Berisha gjatë vizitës së tij zyrtare në Itali ka mërrë mbështetjen e krerëve të lartë të shtetit fqinj, në procesin e Integrimit sa më të shpejtë të vendit në Bashkimin Europian.
Gjatë vizitës së zhvilluar me presidentin, Giorgio Napolitano në Quirinale shefi i qeverisë shqiptare, shprehu mirënjohjen ndaj qeverisë italiane dhe popullit italian për ndihmën dhe mbështetjen që i kamë dhënë Shqipërisë në këto 20 vite. Ndërkohë, nga ana e tij Presidenti Napolitano duke vlerësuar frymën e bashkëpunimit që ka ekzistuar mes dy vendeve pavarësisht mazhorancave qeverisëse që kanë drejtuar Italinë, e siguroi kryeministrin Berisha për mbështetjen e tij dhe të Italisë në procesin e integrimit. Një proces në të cilin sipas tij, Shqipëria ndodhet shumë afër. Në të njëjtën kohë Presidenti Napolitano shprehu vlerësimet më të larta për komunitetin shqiptar në Itali, duke theksuar se tashmë ai është një komunitet i mirëintegruar, si dhe shprehu kënaqësinë që sindroma e paragjykimeve ndaj tyre tashmë është tërësisht e tejkaluar.
Ndërkohë, në konferencën e përbashkët për shtyp, kryeministri i Italisë Mario Monti dhe ai i Shqipërisë Sali Berisha kanë vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve. Kreu i qeverisë italiane vlerësoi rritjen e eksporteve dhe importeve mes vendeve tona. Ai vlerësoi ndër të tjera shqiptarët që jetojnë e punojnë në Ital, duke thënë se ata janë rreth “500 mijë në Itali dhe përbëjnë bashkësinë e dytë dhe një prej më të integruarave”, tha ai. Monti u shpreh me tej se Italia e ka mbështetur Shqipërinë në procesin e liberalizimit të vizve, ndërsa premtoi se do bëjë të njëjën gjë edhe për procesin e integrimit në BE. “Është e nevojshme që Shqipëria të vazhdojë me reformat që të anëtarësohet në BE, keni mbështetjen më të fortë të Italisë në këtë drejtim”, tha ai.
NAPOLITANO: JU MBËSHTESIM NË INTEGRIM
Kryeministri Berisha gjatë vizitës së tij zyrtare në Itali ka mërrë mbështetjen e krerëve të lartë të shtetit fqinj, në procesin e Integrimit sa më të shpejtë të vendit në Bashkimin Europian.
Gjatë vizitës së zhvilluar me presidentin, Giorgio Napolitano në Quirinale shefi i qeverisë shqiptare, mori mbështetjen e tij dhe të Italisë në procesin e integrimit.
Presidenti Napolitano shprehu vlerësimet më të larta për komunitetin shqiptar në Itali, duke theksuar se tashmë ai është një komunitet i mirëintegruar, si dhe shprehu kënaqësinë që sindroma e paragjykimeve ndaj tyre tashmë është tërësisht e tejkaluar.
Nga ana tij, kryeministri Berisha vlerësoi ndihmën dhe mbështetjen që populli italian i ka dhënë këtij komuniteti, jo vetëm komunitetit arbëresh, por veçanërisht në 20 vitet e fundit.
Në takim gjithashtu, u diskutua për rritjen dhe fuqizimin e investimeve në Shqipëri, ku fokus u vu mbi zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e energjisë.
Në këtë kuadër, Forumi i sotëm ekonomik i zhvilluar mes sipërmarrjeve italiane dhe shqiptare ka një rol të madh në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike.
Kryeministri e ftoi Presidentin Napolitano si një mik të ndërtuar të shqiptarëve që të marrë pjesë në ne festimet për 100 vjetorin e pavarësisë.
BERISHA: MIRËNJOHJE ITALISË, BASHKËPUNIMI MES DY VENDEVE I SHKËLQYER
Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me homologun Monti, kryeministri Berisha i shprehu mirënjohje qeverisë italiane për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në të gjitha fushat. Sipas kryeministrit, Italia ka një rol madhor në rilindjen kombëtare të Shqipërisë.
“Mirënjohje të thellë qeverisë dhe kombit italian për mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugën e vështirë dhe të suksesshme. Kjo ndihmë ka pasur një rëndësi jetike. Mirënjohje të thellë kombit italian, sepse që nga Mesjeta deri në ditët e sotme shqiptarët janë nisur drejt këtij vendi për një jetë më të mirë.”- u shpreh kryeministri Berisha.
Ndërkohë Kryeministri Berisha deklaroi se në takimin me zotin Monti diskutuan për bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve, inkurajimin e investimeve italiane në Shqipëri, mbështetjen e Italisë në rrugën integruese të vendit tonë, si dhe në lidhje me projektet energjitike.
“Shqipëria çdo ditë e me shumë bëhet një partnere e këtij vendi dhe ju garantoj se çdo ditë e më shumë do të bëhet një partner i rëndësishëm me potencialet e saj.”- deklaroi Berisha.
Ndër të tjera, shefi i qeverisë shqiptare ftoi homologun e tij italian të vizitojë vendin tonë në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë.
BERISHA VIZITE NE ITALI
Kryeministri Sali Berisha u nis dje për në Romë (Itali), ku do të ketë takime me personalitetet më të larta italiane, si dhe do të marrë pjesë në punimet e Forumit Ekonomik shqiptaro-italian.
Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, në këtë vizitë, Kryeministri shoqërohet nga Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si dhe nga përfaqësues të biznesit dhe medias.
Ndërsa sot, Kryeministri Berisha dhe delegacioni zyrtar që e shoqëron do të zhvillojë një takim në Selinë e Këshillit të Ministrave, Palazzo Chigi, me Kryeministrin italian Mario Monti. Pas takimit, të dy homologët do të dalin në një konferencë të përbashkët për median.
Kryeministri Berisha do të pritet në një takim të veçantë në Quirinale, nga Presidenti i Republikës Giorgio Napolitano. Gjithashtu, ai do të takohet në Montecitorio me Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit Italian, Gianfranco Fini.
Gjatë vizitës, Kryeministri do t’i drejtohet me një fjalë Forumit Ekonomik “Shqipëria në Europë, mundësi të reja bashkëpunimi ekonomik dhe industrial për sipërmarrjet italiane”, që zhvillohet në selinë e Confindustria-s, me pjesëmarrjen e sipërmarrjeve italiane dhe shqiptare.
Në prezantimin e tij, Kryeministri do të bëjë një ekspoze të përgjithshme të zhvillimeve dhe reformave ekonomike, fiskale dhe administrative, klimës së favorshme për biznes e investime, të potencialeve të Shqipërisë etj. Forumi do të përshëndet edhe nga Ministri italian i Punëve të Jashtme, Giulio Terzi di Sant’Agata.
(ma.ar/er.nu/el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Monti: Ju mbështesim për integrimin, Berisha: Mirënjohje Italisë