E Diel, 1 Nëntor 2026

Sezozi i ri shkollor, shpërndarja e librave nis më 29 gusht

Data 29 gusht shënon nisjen e shpërndarjes së librave nëpër shkolla. Pas përzgjedhjes së librave alternativë, secila shkollë duke filluar nga kjo datë do të krijojë librarinë e improvizuar për shpërndarjen e librave tek nxënësit.
 

Ministria e arsimit është duke konkluduar edhe projektin për shpërndarjen e 2 mijë abetareve për fëmijët e emigrantëve si dhe 6 mijë libra të tjerë për mësimin e gjuhës shqipe.
 

Disa shtresa sociale do të përfitojnë edhe nga subvencionet. Fëmijët e romëve do ti marrin librat falas ndërsa fëmijët e familjeve me të ardhura më pak se 30 mijë lek në muaj do të subvencionohen në masën e 50%.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›