MPJ e Kosovës, dënon dhunën në Siri

Qeveria dhe populli i Kosovës përkrahin përpjekjet e popullit të Sirisë për liri dhe demokraci. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës përcjell me vëmendje dhe shqetësim zhvillimet e fundit në Siri.
“Republika e Kosovës i bashkohet shteteve demokratike në kundërshtimin e dhunës dhe represionit ndaj protestuesve sirianë. Presidenti Bashar al-Assad me aktet represive dhe dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve të shtetit të tij, tashmë ka humbur të drejtën për të qeverisur vendin”, thuhet më tej në një deklaratë të lëshuar nga MPJ.
Qeveria e Kosovës bën thirrje për ndalimin e dhunës ndaj protestuesve paqësor në Siri dhe mbështet fuqitë e mëdha demokratike në angazhimin për ofrimin e përkrahjes për popullin sirian, në tejkalimin e kësaj situate dhe realizimin e synimeve dhe aspiratave për liri dhe demokraci.