E Diel, 1 Nëntor 2026

Sfida e Adriatikut dhe Jonit kërkon qasje “të mençur”, bazuar në zgjidhjet ndërshtetërore dhe rajonale

30-05-2013 / Nga Arben Imami

Faleminderit për pjesëmarrjen në këtë konference rajonale për “Sfidat e Sigurisë Detare në Adriatik dhe Jon”. Ne po zhvillojmë këtë konference me një qëllim të dyfishtë:
Së pari, si të shfrytëzojmë mundësitë e ofruara nga zonat detare në interes të zhvillimit rajonal dhe, Së dyti, si të adresojmë dhe organizojmë një përgjigje rajonale ndaj sfidave që mund “të ndikojnë” këtë hapësirë barazisht jetike për të gjithë ne, që jemi ulur rrotull kësaj tavoline.
Qoftë si vend anëtar ose partner i NATO, të gjithë jemi tashmë më të vetëdijshëm për rëndësinë e projekteve të përbashkëta që mund të afrojnë vendet tona të vogla rajonale, përmes një bashkëpunimi më të fortë dhe kuptimplotë, të interesuar drejtpërdrejt në qasjen e “Smart Defence”.
Rajoni i Adriatikut dhe Jonit është i përbërë nga vende anëtare të NATO, vende aspiruese ose vende partnere. Këto vende janë ose anëtarë të BE, ose vende kandidate ose gëzojnë statusin e kandidatit potencial. Sipas mendimit tim, në qëllimin tonë të përbashkët për një zonë detare më të sigurtë dhe më të begatë, mund të përfitojmë nga sukseset dhe arritjet e njëri-tjetrit, si edhe të mësojmë nga praktikat më të mira të njëri-tjetrit. Thuajse të gjitha vendet pjesëmarrëse në këtë konferencë kanë dalje, ose ndodhen afër detit Adriatik dhe Jon. Vendi im, Shqipëria, ndan një vijë bregdetare rreth 420 km, prej të cilave 270 km janë në Adriatik dhe 150 km në Jon. Gjithashtu, thuajse çdo vend në rajon, direkt ose indirekt, gëzon avantazhet dhe përfitimet e kësaj dalje në det.
Duke pasur parasysh zonën detare si një aset i çmueshëm për qytetarët tanë, qeveria shqiptare e ka kthyer atë në një prioritet zhvillimi nëpërmjet: • Rritjes së masave të sigurisë dhe mbrojtjes së zonës tonë detare, sidomos në lidhje me Rojën bregdetare dhe vëzhgimin detarë; • Nëpërmjet lehtësimit të bashkëpunimit ndërqeveritar në lidhje me rruajtjen dhe zhvillimin e mëtejshëm habitatëve dhe burimeve njerëzore; • Nëpërmjet lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve; • Nëpërmjet krijimit të një klime më të favorshme në mbështetje të aktiviteteve të turizmit; • Nëpërmjet nxitjes të partneriteteve të forta të politikave të fqinjësisë me vendet që ndajnë të njëjtat hapësira ujore; Këto masa ndihmojnë në kthimin e ujërave të Adriatikut dhe Jonit në hapësirë të mundësive të pakufishme për zhvillimin e vendit.
Shqipëria, dhe supozojë të gjitha vendet tona janë shumë të interesuara dhe të vendosura për të kapërcyer të gjitha rreziqet dhe sfidat në fushën detare, të cilat kanë treguar se janë komplekse dhe ndikojnë tek ne të gjithë në të njëjtën mënyrë, si: Terrorizmi, Krimi i organizuar, Trafiku ilegal i qenieve njerëzore, armëve, narkotikëve, materialeve të rrezikshme, Kontrabanda detare, Ndotja e ambientit, Siguria e porteve, etj.
Në këtë kontekst, sot mund të prezantojmë me krenari, një nga zgjidhjet më të mira që Qeveria e Shqipërisë përdori për një zonë detare më të sigurtë: Qendra Ndërinstitucionale Operacioanle Detare (QNOD).
Krijimi i kësaj qendre ishte rezultat e një qasje ndërinstitucionale për një qëllim të përbashkët: rritja e vazhdueshme e nivelit të sigurisë detare nëpërmjet aktiviteteve të zbatimit të ligjit pa kompromis kundër gjithë aktiviteteve ilegale në det.
Ky ishte një qëllim i vlefshëm njëkohësisht për Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Kulturës, Ministrinë e Financës, etj.
Bashkëpunimi i institucioneve të ndryshme në një Qendër u bë e mundur nëpërmjet 3 kolonave kryesore të qasjes ndërministeriale: 1. ndërtimi i një strategjie të gjithanshme kombëtare; 2. financimi i investimeve i vazhdueshëm; 3. ndërtimi i kapaciteteve të nevojshme në këto institucione;
Nga ana tjetër kuadri ligjor, ndarja dhe koordinimi i përgjegjësive të veçanta të institucioneve përfshinte shumë përpjekje në mënyrë që kjo qendër të jetë funksionale.
Si e tillë, • Qendra operacionale ndërministeriale kombëtare u krijua me një ligj specifik i cili shpreh detyrat dhe kapacitetet e secilit institucion në lidhje me misionin e tyre; • IMOC ka kapacitete operacionale kontrolli të Forcave të Armatosura, Policisë së shtetit, ministrisë së Transporteve, ministrisë së Financave etj. • Kjo qendër zotëron një sistem kombëtar modern vëzhgimi i bazuar në teknologjinë më të avancuar Lockheed Martin me paisje hi-tech, me sisteme si TIMS dhe MEMEX; • Kjo qendër përdor kapacitete të Rojes bregdetare të ministrisë së Mbrojtjes, anije patrullimi të ndërtuara në Shqipëri me bashkëpunim me Duch Damen Shipyard; • Kjo qendër përdor gjithashtu helikopterë të ministrisë së Mbrojtjes Cougar për operacione kërkimi dhe shpëtimi;
Shfrytëzoj mundësinë për të falënderuar në mënyrë specifike Departamentin e shtetit të SHBA-së dhe ambasadën amerikane në Shqipëri për mbështetjen dhe trajnimet e shumta, stërvitjet e përbashkëta, si edhe për mbështetjen në modernizim. Përpjekjet e kësaj qasje të integruar kanë dhënë rezultate të rëndësishme. Do të përmend vetëm pak prej tyre: • Mbi 60 operacione kërkim-shpëtimi në det janë kryer për të ndihmuar qytetarë vendas dhe të huaj si dhe turistë; • Mbi10 ton lëndë narkotike janë bllokuar gjatë periudhës 2010-2013; •    Janë kryer rreth 130 inspektime përafërsisht gjatë vitit 2012; • Përreth 2.9 ton lëndë narkotike janë kapur në operacione kundër trafikimit; • 6 pajisje dhe 14 njerëz janë bllokuar dhe janë kapur duke kryer aktivitete të paligjshme;
Ky është një këndvështrim i përpjekjeve kombëtare të Shqipërisë si praktika më e mirë për çështjet e sigurisë në hapësirën detare të Adriatikut dhe Jonit. Jemi të interesuar në shkëmbimin e pikëpamjeve dhe perspektivave tona kombëtare, si dhe mirëpresim shkëmbimin me njëri-tjetrin të praktikave tona më të mira, në interes të bashkëpunimit të mëtejshëm. Në këtë pikëpamje, si për vendet anëtare të NATO ose të BE, për vendet partnere, kandidate ose kandidatë potencialë, është momenti i duhur për shkuar përtej organizimit vetjak dhe qasjeve kombëtare dhe të hapim rrugën e formateve më të zgjeruara të kundërveprimit. Sfidat ndërshtetërore dhe rajonale kërkojnë qasje “të mençura” bazuar në zgjidhjet ndërshtetërore dhe rajonale. Sfida e Adriatikut dhe Jonit është njëra prej tyre. Kemi biseduar shkurtimisht rreth këtyre çështjeve edhe në takime të tjera, si në takimet e A-5, bisedime dypalëshe dhe formate të tjera. Dua të rikujtoj se vende si Kroacia, Mali i zi, së bashku me Italinë kanë shprehur mjaft interes për një bashkëpunim të tillë. Në këtë kontekst të përgjithshëm, më lejoni të inkurajoj më tepër përpjekjet e përbashkëta, qoftë në formatet dypalëshe, shumëpalëshe ose rajonale, të ndjekura nga një qasje “e mençur”.
Fjala e ministrit të Mbrojtjes në Konferencën për Sigurinë Detare, mbajtur dje në Tiranë

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›