Dont vote?! Futja kot
Mos votoni, vëri kryq fletës, këta sna meritojnë! Pse duhet ti zgjedhim një tufe njerëzish që na vjedhin?!
Këto janë thirrjet e personazheve të ndryshëm publikë, që kohët e fundit janë shtuar ndjeshëm. Justifikimi është i njëjti si në 20 vitet e fundit: Klasa politike është thellësisht e korruptuar dhe me injorimin tonë do i tregojmë që ne sjemi aq naivë, por e dimë që na vjedhin, vrasin, tallin, etj!
Nuk dua të bëj analizë nëse e majta apo e djathta meriton të tregohet me gisht, por ajo që më intereson është theksimi i faktit që shqiptaret duhet të votojnë! Madje që të rinjtë duhet të votojnë në masë!
Zhgënjimi është i madh me këtë klasë politike, por nuk mund të presim të vijë një mesia nga qielli për të na dhënë shpresë apo të lindë dikush që të përfaqësojë denjësisht shqiptarët! Tek populli ynë duhet të kalitet ideja që vota e çdo individi është një instrument për të ndëshkuar apo vlerësuar ofertat që janë në treg!
Të dyja ofertat janë të këqija për arsye të ndryshme?
Fatkeqësi që skemi çti bëjmë, por duhet të mendojmë pozitivisht pasi nëpërmjet votës së sovranit të paktën do largohet gjysma e së keqes…
Nëse nuk votojnë ata njerëzit e urtë, të cilët ne i quajmë zona gri, atëherë në kutitë e votimit do paraqiten vetëm militantet që Berishën, Ramën, Metën- and friends- i kanë tashmë tatuazh në tru për një mijë arsye!
Pra me logjikë të thjeshtë kjo klasë politike slargohet kurrë me abstenimin e masës gri ndaj shqiptarët duhet të përpiqen të shqyrtojnë alternativat në këto zgjedhje pa pasion politik e të shkojnë të votojnë, të zgjedhin dhe të largojnë gjysmën e së keqes!
Cila është gjysma e të keqes?
P.S: Shqiptarët skanë qenë kurrë popull idiot! Do dinë të zgjedhin…
