Sfida e Kadrit

Edhe pse kishte oferta nga klube të ndryshme evropiane, Anglia, Holanda, dhe Gjermania, Bashkim Kadri vendosi që karrierën ta vazhdojë edhe më tej në futbollin danez.
19-vjeçari me prejardhje shqiptare nga skuadra e 2. Division (liga e tretë daneze) B 93 Copenhagen është transferuar te klubi nga elita e futbollit danez, OB Odense, me të cilin ka firmosur kontratë katërvjeçare.
Mediat daneze, Kadrin e vlerësojnë si njërin ndër talentet më të mëdhenj në futbollin danez. Sipas tyre, ai është një djalë i qetë dhe modest, i cili punon shumë që ta vërë veten në qendër të vëmendjes.
Skuadra e re e Kadrit njihet si një klub që nuk ju jep mundësi lojtarëve të rinj, mirëpo në këtë pikë, zhvillimi i Bashkim Kadrit është interesante. Sipas medieve në Danimarkë, është e çuditshme se si Odense të paguajë për një lojtar të ri 200 mijë euro.
“Nëse ai tregon se është i mirë në debutim, nuk do të thotë se mund të luajë lehtë. Ka një garë të vështirë mirëpo ai do të mund të na ndihmojë. Ne e kemi blerë atë si për sulm ashtu edhe për krahë, pra ai është lojtari i së ardhmes. Ai sapo ka filluar që të na bashkohet ne dhe është kthyer nga pushimet”, ka thënë trajneri i Odenses, Lars Olsen, për mediat daneze.
Në anën tjetër, shefi i talenteve në klubin B 93 Copenhagen, Frank Nielsen ka dyshimet e tij nëse sulmuesi U-19 i Danimarkës do të këtë hapësirë të mjaftueshme për të luajtur në klubin e ri.
“Kjo më shqetëson mua, sepse historikisht Odense nuk i përdor lojtarët e rinj shumë. Këtë ia kam thënë edhe Bashkimit. Mirëpo, shpresoj dhe besoj se ata do ta përdorin atë, sepse kanë dhënë para për të dhe e kanë bërë këtë, sepse i besojnë atij dhe ndoshta ai mund ta ndryshojë imazhin e tyre”, thotë Nielsen,
“Ai është një lojtar i mirë që nuk ka shumë te ne. Ai godet shumë mirë me këmbën e tij të majtë, pra ka një goditje të mirë. Ai jo vetëm që godet pastër, pasi që ka edhe mundësi të tjera, përderisa ushtrohet dhe e zhvillon veten mirë. Kështu është një lojtar i shpejtë dhe ka aftësi fantastike që i përdor në kohën e duhur dhe mënyrën e duhur. Kjo sepse gëzon edhe intuitën dhe mençurinë taktike”, theksoi Nielsen, i cili e njeh Bashkimin shumë mirë.
Profesionist i vërtetë
Për Bashkimin ka folur edhe selektori i përfaqësueses U-19 të Danimarkës, Per Andersens. Sipas tij, Bashkimi është profesionist i vërtetë derisa kur të gjithë lojtarët kërkojnë leje për t’u argëtuar pas stërvitjeve, Bashkimi zgjedh krevatin për të pushuar.
“Bashkimi është një djalë i qetë, shumë profesional. Ai është përshtatur mirë me skuadrën dhe kjo e bën profesional. Në skuadër ne kemi një procedurë kur u them natën e mirë njëri-tjetrit në 10 e 30 të mbrëmjes apo 11. Në këtë kohë, Kadri është në krevat. Disa lojtarë kërkojnë leje për të dalë dhe për t’u argëtuar, po jo Bashkimi. Ai zakonisht pushon. Kështu ai është shumë profesional. Ai është shumë i qetë dhe nuk bërtet, fyen shokët apo diçka tjetër”, thotë Andersen,
“E veçanta e tij është se ai nuk di të ndalet pavarësisht se mund të këtë një baraspeshë jo të mirë. Ai është një tip agresiv që është mirë ta shikoni duke vrapuar dhe mendoj se nuk është shumë lojtar i mirë për kundërshtar. Faktikisht është OK dhe fizikisht i fortë kështu që punon shumë. Ai ka një fokus të fort dhe të mirë mental”, përfundoi Andersen.