E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sfida e armëve kimike në Siri, zhvillohet sot takimi i tretë Kerry-Lavrov

Sekretari i Shtetit John Kerry dhe homologu i tij rus Sergei Lavrov do të takohen sot për të tretën ditë në Zvicër për të zgjidhur sfidën e armëve kimike të Sirisë.

Dy diplomatët dhe i dërguari i OKB-së për Sirinë Lakdar Brahimi po takohen në Gjenevë për të diskutuar planin rus për të kaluar armët kimike siriane nën kontroll ndërkombëtar. Arritja e kësaj mund të shmangë një goditje ushtarake amerikane në hakmarrje për sulmin me gaz helmues kundër popullatës civile pranë Damaskut.

Negociatorët amerikanë dhe rusë janë më pranë një marrëveshjeje lidhur me përmasat e stoqeve siriane të armëve kimike, një çështje shumë e rëndësishme në përpjekjet për të vënë nën kontroll këto materiale.

Zoti Kerry do të shkojë nesër në Izrael për të biseduar me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe më pas në Paris për bisedime të hënën me ministrat e jashtëm të Francës, Britanisë dhe Arabisë Saudite.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›