Meta, Sequi: Brukseli pret një mazhorancë dhe opozitë konstruktive në parlament
Brukseli pret të shikojë një parlament me një forcë shumice konstruktive por dhe opozitë konstruktive dhe të fortë . Kështu deklaroi ambasadori i BE i akredituar në vendin tonë Ettore Sequi, gjatë një prononcimi për mediat pas takimit që pati me kreun e ri të pralamentit Ilir Meta në Kryesinë e Kuvendit.
Ndërsa vlerësoi angazhimin e Kryeparlamentarit në rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE, Sequi apeloi për nxitje të bashkëpunimit mes mazhorancës e opozitës në funksion të arritjes së objektivit madhor kombëtar, integrimit në BE.
Nga ana e tij, kreu i ri i Kuvendit vlerësoi se palët politike i kanë të gjitha mundësitë për të ecur më shpejt në rrugën e një bashkëpunimi të qëndrueshëm.
E sigurova zotin Sequi se si kryetar i Kuvendit do punoj për të krijuar një klimë sa më konstruktive që duhet të rrezatojë edhe jashtë tij, për bashkëpunimin mes të gjitha forcave, sepse të gjithë e dinë që mungesa e bashkëpunimet deri tani ka qenë pengesa për arritjen e objektivave madhore si marrja e statusit kandidat në BE.Të gjitha forcat politike kanë një qëllim, integrimin në BEu shpreh Kryeparlamentari.
