E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sfida me Ukrainën, Mitaj: Duhet të jemi agresivë në sulm

TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Mario Mitaj është optimistë se Shqipëria do të marrë një rezultat pozitivë në sfidën ndaj Ukrainës, që do të luhet duke nisur nga ora 20:45’ në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvillon sot sfidën e fundit në Grupin B1 të Ligës së Kombeve. Në ‘Air Albania’ kuqezinjtë përballen me Ukrainën.

Mitaj, në një prononcim për “Klan Tv”, pak para sfidës u shpreh se skuadra në këtë sfidë duhet të jetë më agresive.

“Duhet ta mbajmë pikën e fortë që kemi në mbrojtje, po duhet të dalim edhe më shumë në sulm, duhet të krijojmë më shumë raste sepse goli kështu realizohet”, u shpreh ai.

Mitaj më tej tha se klasifikimi në grup nuk është vetëm në duart e kuqezinjve.

“Nuk varet vetëm prej nesh, sepse është edhe ndeshja e Çekisë dhe Gjeorgjisë. Thjesht ne të mendojmë për ekipin tonë, të futemi të përqendruar dhe ta fitojmë këtë ndeshje”, – tha Mitaj.

/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›