Liga e Kombeve, Shqipëri-Ukrainë publikohet formacioni i kuqezinjve

TIRANË, 19 nëntor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë mbrëmjen e sotme përballë Ukrainës në stadiumin “Air Albania” ndeshjen e fundit në grupin B1 në Ligën e Kombeve.
Trajneri i Kombëtares Silvinjo ka vendosur që mbrëmjen e sotme të zbresë në fushë me Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Muçi, Daku.
Ndërsa trajneri i Ukrainës, Serhiy Rebrov ka zbritur në fushën e lojës me formacionin Trubin; Mykolenko, Matviyenko, Zabarnyi, Konopia; Kaliuzhnyi; Mudryk, Sudakov, Zinchenko, Hutsuliak; Yaremchuk.
Rezultati i sfidës së sotme do të vendosë fatin e Kombëtares, të cilës i duhet fitorja dhe një barazim mes Çekisë dhe Gjeorgjisë për të marrë kreun e grupit.
Vendi i parë në grup do ta ngjiste Kombëtaren në Ligën A dhe do të mbante gjallë shpresat që të jetë pjesë e play off të Botërorit 2026 në bazë të renditjes së përgjithshme.
Nëse Kombëtarja zë vendin e dytë do të ishte pjesë e play off për ngjitje në Ligën A. Në anën tjetër humbja me Ukrainën do të zbriste Shqipërinë në Ligën C. Në këtë grup të vështirë çdo skenar është i mundshëm.
Shqipëria renditet e treta me 7 pikë në grup, po aq sa Gjeorgjia, teksa grupi B1 kryesohet nga Çekia me 8 pikë. Mbyll Ukraina me 5 pikë.
/a.f/
