Sfida ndaj Juventusit, Roma humb sërish Totin
Juventus-Roma, në program sot në mbrëmje në Torino, do të luhet pa Françesko Totin. Edhe këtë herë, kapitenit të Romës nuk i është bindur gjuri. Toti ka nisur edhe dje të stërvitej me skuadrën, por pas 20 minutash u detyrua të ndalojë dhe të braktisë fushën, për një dhimbje në tendinën e gjurit të djathtë, të cilën e operoi në muajin prill. "Në këto kushte, Toti nuk mund të luajë", deklaroi Luçiano Spaleti. "Sot (dje) gjuri po i dhimbte, provoi të vraponte por nuk mundi", shtoi ai.
(d.b/BalkanWeb)